BallinaLajmePolicia maqedonase ndalon 45 migrantë afër kufirit me Serbinë

Policia maqedonase ndalon 45 migrantë afër kufirit me Serbinë

Të ngjajshme

Wirtz: Të gjithë duam të sjellim Kupën e Botës në shtëpi

Florian Wirtz ka shprehur dëshirën që të fitojë Kupën...

Anija luftarake amerikane ankorohet në Kroaci për riparime, gati 200 marinarë morën trajtim mjekësor

Anija luftarake “USS Gerald R. Ford”, transportuesi i avionëve...

Një dashuri dhe shtatë faje

Shkruan: Ag Apolloni Para tetë vjetësh, akademikët e ASHAK-ut e...

Goditje për Anglinë, 8 lojtarë largohen nga grumbullimi për ndeshjen ndaj Japonisë

Kombëtarja e Anglisë do të zhvillojë një tjetër ndeshje...

Policia në Maqedoninë e Veriut ka thënë se ka ndaluar 45 migrantë në një furgon afër kufirit me Serbinë, si dhe ka arrestuar ngasësin e mjetit, nën dyshimin e kontrabandimit me njerëz.

Në një komunikatë të policisë maqedonase është thënë se 42 migrantë janë pakistanezë, dy afganë dhe një sirian. Ata janë parë duke u larguar nga furgoni afër kufirit, transmeton agjencia e lajmeve, The Associated Press.

Migrantët besohet se kanë hyrë në këtë shtet ilegalisht nga Greqia dhe kanë paguar kontrabanduesit për t’i dërguar në Serbi, që më pas të kalojnë kufirin për të arritur në ndonjë vend të Bashkimit Evropian.

 

Policia ka thënë se këta persona janë dërguar në një kamp në Gjevgjeli, në pritje të dëbimit në Greqi.

Zyrtarët policorë po ashtu kanë thënë se kanë ndaluar 10,017 migrantë që kanë hyrë ilegalisht në këtë shtet në gjysmën e parë të këtij viti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz