back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinatoplajmiPolicia lëshon njoftim për vrasjen mbrëmë në Vushtrri

Policia lëshon njoftim për vrasjen mbrëmë në Vushtrri

Të ngjajshme

Ç’pasoja mund të ketë kriza qeveritare e Francës për BE-në?

Pasojat e rënies së qeverisë së tretë franceze brenda...

Holanda kalon në 32 orë në javë pune, nga e hëna në të enjten

Java e punës katër-ditore shpesh paraqitet si një ide...

Bëhen bashkë dy ish-yjet e “One Direction”

Zayn Malik dhe Louis Tomlinson, dy ish-yjet e “One...

Policia e Kosovës ka publikuar një njoftim për rastin e rëndë që ndodhi dje në Vushtrri, ku një 19 vjeçar është vrarë nga një moshatar i tij.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur tri gëzhoja.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Të dyshuarit i është konfiskuar një armë pistoletë që dyshohet të jetë përdorur nga i dyshuari në kryerjen e veprës penale, ndërsa në shtëpinë e tij është realizuar bastisje ku është gjetur dhe konfiskuar edhe një armë e gjatë me pesë fishekë.

Njoftimi i plotë:

Arrestohet i dyshuari për veprën penale Vrasje e rëndë

Vushtrri 24 mars 2024 

Dje rreth orës 20:35, policia ka pranuar informatën për të shtëna me arme zjarri në rrugën ‘Galip Badivuku  ’ në Vushtrri

Nga hetimet e para nga vendi i ngjarjes, ishte bërë e ditur se një person i dyshuar kishte shtënë me armë në drejtim të viktimës A. Z., 19 vjeçar. VIktima është dërguar në Spitalin e Vushtrrisë ku nga autoritetet spitalore është  konfirmuar se    viktima ka ndruaj jetë. Me urdhër te Prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.

Nga hetimet e kryera në vendin e ngjarjes dhe ekzaminimet e kryera, hetuesit policor si prova materiale kanë gjetur dhe sekuestruar tri (3)gëzhoja.

Hetuesit policorë kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin B. D., 19 vjeçar nga i cili është konfiskuar një armë pistoletë që dyshohet të jetë përdorur nga i dyshuari në kryerjen e veprës penale. Në shtëpinë e të dyshuarit është realizuar bastisje ku është gjetur dhe konfiskuar edhe një armë e gjatë me pesë (5) fishek.

Me aktvendin të porokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.

Rrjedha hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e rastit për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin e veprës penale vrasje e rëndë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz