Një operacion i madh policor është zhvilluar sot në lagjen “Veternik” të Prishtinës, ku është arrestuar një person i dyshuar për vepra të rënda penale.
Fillimisht, burime të IndeksOnline bënin të ditur se i arrestuari dyshohej si vrasës me pagesë, ndërsa është shoqëruar menjëherë në një nga stacionet policore në kryeqytet për procedura të mëtejme.
Ndërkohë, Policia e Kosovës ka dalë me njoftim zyrtar duke konfirmuar se bëhet fjalë për një shtetas të huaj të kërkuar ndërkombëtarisht për veprën penale: “Vrasje”.
Sipas policisë, arrestimi është realizuar më 23 mars 2026 nga njësia “FAST Kosova”, në bashkëpunim me njësitë e rendit publik dhe Njësinë për Reagim të Shpejtë (NJRSH), pas një pune operative në terren.
I dyshuari ishte në kërkim në bazë të një letërrreshtimi ndërkombëtar (Red Notice), të lëshuar nga autoritetet e INTERPOL-it të Danimarkës.
Rasti po trajtohet në koordinim të ngushtë me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, ndërsa autoritetet janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore.
Policia e Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar në luftimin e krimit të organizuar dhe në bashkëpunimin ndërkombëtar për garantimin e sigurisë./IndeksOnline/