back to top
Wednesday, October 29, 2025
BallinaLajmePolicia kërkon ndihmë për gjetjen e Florjan Tabakut që humbi duke mbledhë...

Policia kërkon ndihmë për gjetjen e Florjan Tabakut që humbi duke mbledhë gështenja në zonën kufitare Shqipëri-Kosovë, publikon fotot e tij

Të ngjajshme

Llapi “arrë” e fortë, e ndal Prishtinën në “Zahir Pajaziti”

Skuadra e Llapit ka shënuar fitore 2:1 ndaj Prishtinës,...

Amerika shkurton trupat ushtarake të stacionuara në Rumani

Shtetet e Bashkuara të Amerikës planifikojnë të zvogëlojnë numrin...

Çfarë Drenice, shënon edhe golin e tretë ndaj Dritës në Superligë

Skuadra e Drenicës është duke fituar 3:1 ndaj Dritës,...

Pamja e Ariana Grande-s rikthen spekulimet mbi shëndetin e saj

Këngëtarja dhe aktorja Ariana Grande ka tërhequr sërish vëmendjen...

Policia rajonale e Gjakovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve dhe të mediave për gjetjen e shtetasit të Shqipërisë, Florjan Tabaku, i cili u zhduk derisa po mblidhte gështenja në zonën kufitare “Qafë Morinë-Gjakovë”.

Për humbjen e tij u raportua më 21 tetor dhe për gjetjen e tij janë angazhuar edhe njësitë e Shqipërisë edhe të Kosovës, si dhe organizata vullnetare, por deri më tani ende nuk është gjetur.

Policia ka publikuar edhe fotografi të Tabakut me qëllim të identifikimit të tij.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, Stacioni Policor në Gjakovë njofton opinionin publik se më 21.10.2025 është raportuar për zhdukjen e personit: Florjan Tabaku, i lindur më 15.06.1999 në Bajram Curr (shtetas i Shqipërisë). Sipas familjarëve, personi i zhdukur gjatë mbledhjes së gështenjave në zonën kufitare “Qafë Morinë-Gjakovë”  ka humbur kontaktin me familjarët dhe nuk është gjetur më. Në momentin e largimit ai ishte i veshur me: pantallona të zi, bluzë të kuqe dhe  atlete (patika) të bardha”.

Që nga dita e raportimit, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë tha se e mbështetur edhe nga njësi të specializuara të PK-së, FSK dhe organizatat vullnetare për kërkim dhe shpëtim, ka ndërmarrë veprime intensive operative dhe hetimore për gjetjen e tij, mirëpo deri më tani nuk është arritur të lokalizohet.

“Me qëllim gjetjen e tij sa më të shpejtë, Policia e Kosovës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve dhe të mediave. Nëse dikush ka ndonjë informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e Florjan Tabaku (personi në fotografi), lutemi të lajmërohet menjëherë në numrin e telefonit 192 (pa pagesë) ose në stacionin më të afërt policor”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz