back to top
Friday, December 12, 2025
BallinaLajmePolicia kap grabitësit e 32 mijë eurove

Policia kap grabitësit e 32 mijë eurove

Të ngjajshme

Mori veturën me qira dhe nuk e ktheu më, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Një person është arrestuar nga policia pasi dyshohet se...

Arritje e madhe: Rreshterja e Policisë së Kosovës përfundon Akademinë Kombëtare të FBI-së

Luljeta Mehmeti-Quigley, njëra ndër zyrtaret e para të Policisë...

Dorezohet në stacionin e Policisë në Drenas i dyshuari, së bashku me armën

Policia e Kosovës ka publikuar raport shtesë lidhur me...

Faton Peci betohet sot si Kryetar i Mitrovicës së jugut

Faton Peci do të betohet sot si Kryetar i...

Policia e Kosovës ka arritur t’i arrestojë 3 persona për grabitjen e para 10 ditëve në rrugën “Isa Kastrati” në Obiliq.

Sipas informacioneve që Gazeta Sinjali i ka marrë nga burime të sigurta brenda Prokurorisë Themelore të Prishtinës, E.SH. (33 vjeç), SH.SH. (34 vjeç) dhe H.O. (35 vjeç) janë arrestuar mbrëmë për grabitjen e 32 mijë eurove më 10 shkurt. Gjatë grabitjes, ata e kishin rrahur edhe një person, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Gazeta Sinjali mëson gjithashtu se lidhur me rastin Policia ka zhvilluar bastisje në 4 lokacione të ndryshme në fshatin Trudë të Obiliqit dhe në Shkabaj të Prishtinës ku janë gjetur dhe konfiskuar tri automjete, dy pushka të gjuetisë pa leje, një karikator i kallashnikovit AK-47, 5 telefona dhe 1 mijë e 197 euro.

Policia i ka intervistuar të dyshuarit, të cilët më pas janë dërguar në qendrën e ndalimit për 48 orë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz