back to top
Monday, October 20, 2025
BallinaRegjionaleDrenasPolicia kap drogë në Komoran në 3 lokacione të ndryshme

Policia kap drogë në Komoran në 3 lokacione të ndryshme

Të ngjajshme

Musliu: Lista Serbe e glorifikon kriminelin e luftës Nebojsha Pavkoviq

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka reaguar ashpër ndaj...

​KQZ i afrohet shpalljes së rezultateve përfundimtare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka paralajmëruar se është në...

MPB: 11 persona të arrestuar për incidente gjatë ditës së zgjedhjeve

Gjithsej 11 persona janë privuar nga liria gjatë ditës...

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në tri lokacione të ndryshme ka sekuestruar substanca narkotike.
Në njoftimin e policisë thuhet:

BLERJE,POSEDIM, SHPËRNDARJA DHE SHITJA E PAAUTORIZUAR E SUBSTANCAVE NARKOTIKE
Komaran, Gllogoc 03.04.2020-18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë bastisjes në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar sasi e substancave narkotike e llojit marihuanë me peshë 15.5 gram si dhe kokainë me peshë rreth 0.4 gram. Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

POSEDIM I PAAUTORIZUAR I SUBSTANCAVE NARKOTIKE
Komaran, Gllogoc, 03.04.2020-18:00. Gjatë kontrollimit të veturës me targa vendore në të cilën ishin dy persona të dyshuar meshkuj kosovarë, policia ka gjetur dhe konfiskuar dy qese te mbushura me substancë narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 1.3 gram.

Komaran, Gllogoc, 03.04.2020-18:00. Policia gjatë ekzekutimit të një urdhër kontrolli të lëshuar nga GJPP për bastisje në një lokal ka hasur në një te dyshuar mashkull kosovar tek i cili gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës narkotike e llojit marihuanë–dy cigare të mbështjella në rizlla me peshë rreth 2.5 gram si dhe një paketim rizlla. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz