back to top
Thursday, December 18, 2025
BallinaLajmePolicia jep detaje të reja nga rasti i të moshuarave në Junik:...

Policia jep detaje të reja nga rasti i të moshuarave në Junik: U njoftuam nga qytetarët

Të ngjajshme

Humbi vetëdijen, Alba përfundon në Spitalin Amerikan

Një incident i papritur ka ndodhur gjatë ditës së...

Berisha: Rama në zgjedhjen më të vështirë të jetës së tij

“Rama ka vendosur të lëshojë Belinda Ballukun”. Kështu u...

“Zjarr” në Parlamentin e Shqipërisë, deputeti Belind Këlliçi ndez flakadanë

Sot, në Kuvendin e Shqipërisë, ka ndodhur një kaos...

Dje rreth orës 15:15, Policia e Kosovës është njoftuar nga qytetarët se në lagjen Pepsh në Junik, në një shtëpi ku jetonin dy gra të moshuara, nuk po përgjigjeshin në telefon, duke shqetësuar familjarët.

Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net, Driton Rugova, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, i cili ka bërë të ditur se njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Sipas tij, brenda shtëpisë janë gjetur dy gra të shtrira, ndërsa ekipet mjekësore kanë konstatuar se njëra nga viktimat ishte pa shenja jete. Viktima tjetër është dërguar fillimisht në Spitalin e Gjakovës dhe më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë për trajtim mjekësor.

“Me datë 17.12.2025, rreth orës 15:15, Policia është njoftuar nga qytetaret se në lagjen Pepsh në Junik, në një shtëpi ku jetonin dy gra të moshuara, nuk po e hapin telefonin dhe familjarët janë të brengosur, Policia menjëherë kanë dalë ne vendin e ngjarës, brenda shtëpisë ishin dy gra të shtrira, ne vendngjarje kanë dalë edhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar se njëra nga viktimat, është pa shenja jete, ndërsa tjetra është dërguar me autoambulancë në spitalin e Gjakovës, e më pas ne QKUK-Prishtine, për tretman  mjekësor”, ka thënë Rugova.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë për obduksion, ndërsa rasti po hetohet nga njësitet kompetente të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë. /Lajmi.net/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz