back to top
Wednesday, October 22, 2025
BallinaLajmePolicia jep detaje rreth helmimit të disa nxënësve në Pejë

Policia jep detaje rreth helmimit të disa nxënësve në Pejë

Të ngjajshme

U shua pas konfliktit për një kafe në lokal, del FOTO-ja e Aranit Kurti

Ky është 23-vjeçari Aranit Kurti, i cili mbeti i...

FSK-ja po e realizon ushtrimin fushor “Ujku Shigjetë”

Forca e Sigurisë së Kosovës përmes Regjimentit të Tretë...

Vazhdon seanca gjyqësore ndaj të dyshuarve për vrasjen e 26 vjeçarit në Prizren

Në Gjykatën Themelore të Prizrenit, sot ka vazhduar shqyrtimi...

Fillon fushata vjeshtore e vaksinimit nga ajri kundër sëmundjes së tërbimit të kafshëve të egra

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) njofton opinionin publik...

Më herët, IndeksOnline raportoi se dhjetëra nxënës të shkollës “7 Shtatori” janë helmuar si pasojë e ushqimit të marrë nga një furrë e bukës, në Vitomiricë të Pejës.

Disa prej tyre madje kanë marrë edhe tretman mjekësor, shkruan IndeksOnline.

Rasti ndërkohë është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi tha për IndeksOnline se mbrëmë është njoftuar policia rreth rastit që ka ngjarë të hënën rreth orës 10 të mëngjesit.

“Sipas informacioneve të deritanishme që kemi, drejtoria e shkollës është njoftuar rreth orës 10 të mëngjesit se disa nxënës kanë shqetësime shëndetësore. Disa prej nxënësve janë bartur me autoambulancë për në QMF-në aty afër dhe kanë marrë tretman mjekësor, e më pas janë liruar në shtëpi. Me urdhër të prokurorit është ftuar për intervistim drejtori i shkollës, i cili e ka dhënë deklaratën e tij. Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse” tha Gashi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz