back to top
Sunday, March 1, 2026
BallinaLajmePolicia jep detaje për vdekjen e punëtorit 50-vjeçar nga goditja e rrymës...

Policia jep detaje për vdekjen e punëtorit 50-vjeçar nga goditja e rrymës në Prizren

Të ngjajshme

Aksidentet në Bresje, komuna parasheh udhëkryq për të parandaluar rastet fatale

Semaforët janë funksionalë. Por anipse kjo pajisje sinjalizuese është aktive,...

Nis mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së

Megjithëse ishte paralajmëruar të mbahej në orën 12:00, mbledhja...

Dy institucione për një iluzion zhvillimi

Në qendër të programit të saj ekonomik, qeveria Vetëvendosje...

Sulmohet cisterna e parë e naftës në Ngushticën e Hormuzit

Sulmi i parë kundër një anijeje në Ngushticën e...

Policia e Prizrenit ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e një punëtori mbrëmë si pasojë e goditjes nga rryma në fshatin Manastiric të Prizrenit.

Siç ka thënë zëdhënësi i Policisë së këtij rajoni Shaqir Bytyçi, për lajmi.net, rreth orës 22:00 ekipi i emergjencës mjekësore ka konstatuar vdekjen e viktimës, me inicialet R.B., mashkull rreth 50 vjeç.

Ai dyshohet se ishte ngjitur në një shtyllë elektrike për të rregulluar një problem elektrik, kur është goditur nga rryma, duke pësuar lëndime fatale.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit e Stacionit Policor në Prizren, njësia e forenzikës dhe hetues nga Sektori Rajonal i Hetimeve, të cilët kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore. Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për ekzaminime të mëtejshme, me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

Hetuesit policorë, në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, po punojnë për të sqaruar rrethanat e sakta të aksidentit”, tha Bytyçi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz