Policia jep detaje për përplasjen e policëve me hajnat në Podujevë
BILLI

Lexo edheBlinken i shkruan Kurtit: Jemi të gatshëm ta ndihmojmë Kosovën për t’i arritur qëllimet e përbashkëta

Në orët e mbrëmjes të së enjtes disa persona janë future me forcë në brendësinë e një shtëpie në Dobërdol të Podujevës.
Zëdhënësja e PK-së, Flora Ahmeti, në një prononcim për IndeksOnline bëri të ditur se në ikje e sipër njëri nga personat e dyshuar ka shtënë me armë zjarri.
Ajo tha se nuk raportohet për persona të lënduar.
“Rreth orës 18:20, kemi pranuar informatën se në një shtëpi në fshatin Doberdol të Podujevës, me forcë janë futur persona të dyshuar.

Lexo edheBlinken i shkruan Kurtit: Jemi të gatshëm ta ndihmojmë Kosovën për t’i arritur qëllimet e përbashkëta
Me të marrë informatën policia ka dalë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të personave të dyshuar.
Në ikje e sipër njëri nga personat e dyshuar ka shtënë me armë zjarri, nuk raportohet për persona të lënduar.
Aktualisht policia janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar”, tha ajo./IndeksOnline/