BallinaLajmePolicia jep detaje për gjuajtjen me armë në lagjen “Drenica”

Policia jep detaje për gjuajtjen me armë në lagjen “Drenica”

Të ngjajshme

Pak ditë para ndeshjes jetike, Osmani takohet me ambasadorin turk

Presidentja Vjosa Osmani priti në takim ambasadorin e Turqisë...

Osmani takon ambasadorin turk: Theksohen marrëdhëniet strategjike Kosovë–Turqi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim...

El Clasico jashtë fushës, Reali synon transferimin e Pedrit nga Barcelona

Markato e verës do të jetë tejet interesante. Sipas raportimeve...

Policia e Kosovës ka konfirmuar gjuajtje me armë zjarri sot në lagjen “Drenica” në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci në një prononcim për Indeksonline ka thënë se në vendngjarje është gjetur një gëzhojë e armës.

“Sot rreth orës 16:00 është raportuar për një rast të shtëna me armë. Policia ka dal në vendin e ngjarjes, aty ka gjetur një gëzhojë dhe ka hasur në një veturë të dëmtuar nga një predhë e shkrepur.  Nuk raportohet për të lënduar”, ka thënë Borovci.

Sipas tij, policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore dhe operative, me qëllim sqarimin dhe ndriçimin e rrethanave të rastit, si dhe po punon për identifikimin e të dyshuarve të mundshëm. /Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz