back to top
Monday, October 20, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditPolicia jep detaje për aksionin me 4 të arrestuar në Pejë

Policia jep detaje për aksionin me 4 të arrestuar në Pejë

Të ngjajshme

​Arbër Ademi nga AKI: Në Çashkë shkruhet historia, për herë të parë një kryetar shqiptar

Zëdhënësi i Aleancës Kombëtare për Integrim, Arbër Ademi, ka...

Mikroplastikat e paketimit të ushqimeve rrisin rrezikun për kancer e depresion

Kërkime të reja nga shkencëtarët austriakë sugjerojnë se mikroplastika...

Për shtatë muaj 13 mijë aksidente me 58 të vdekur

Siguria rrugore vazhdon të mbetet shqetësim në Kosovë. Aksidentet...

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona në Pejë, të dyshuar për përfshirje në veprën penale të “detyrimit”.

Sipas autoriteteve, të dyshuarit kanë ushtruar presion dhe kërcënime ndaj një personi për ta detyruar të paguajë 30 mijë euro, në mënyrë që t’i mundësohej përdorimi i pronës që kishte blerë në mënyrë të ligjshme.

Operacioni policor është zhvilluar sot, më 23 korrik 2025, nga njësitë e Drejtorisë për Krime të Rënda dhe Krim të Organizuar, në bashkëpunim me hetimet rajonale në Pejë dhe me mbështetjen e njësive tjera relevante, nën koordinimin e Prokurorisë Themelore në Pejë.

Sipas njoftimit zyrtar, të dyshuarit e kanë penguar viktimën në posedimin dhe përdorimin e pronës së tij, duke i kërkuar pagesë në këmbim të lejimit të shfrytëzimit të saj.

Të katër personat janë ndaluar për 48 orë, ndërsa Policia ka publikuar edhe pamje nga momenti i arrestimit të tyre. Hetimet për rastin janë në zhvillim e sipër./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz