Policia jep detaje për aksidentin në Vranidoll
BILLI

Lexo edheSkandal nga Ministria e Shëndetësisë: Fëmijët i mbulojnë në thasë me mbishkrim “Urime Krishtlindjet”

Policia njofton se mbrëmë rreth orës 22 e 30 në fshatin Vranidoll të Prishtinës ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet.
Sipas Policisë në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura dhe si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë dy persona, një mashkull dhe një femër, ndërsa lëndime të rënda trupore kanë pësuar pesë të tjerë të cilët janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar qe trupat e pa jetë të dërgohen ne obduksion në Mjekësinë Ligjore.

Lexo edheSkandal nga Ministria e Shëndetësisë: Fëmijët i mbulojnë në thasë me mbishkrim “Urime Krishtlindjet”