Një aksident i rëndë trafiku ndodhi më herët, në Prishtinë.
Një person përfundoi me plagë në trup, si pasojë e përplasjes me një veturë, raporton IndeksOnline.
Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
“Rreth orës 17:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë.
Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Sipas informatave fillestare, lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit” ka thënë Pllana./IndeksOnline/