Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në Podujevë, saktësisht në fshatin Sfeqel.
Në këtë aksident janë të përfshira një veturë dhe një traktor, shkruan Indeksonline.
Sipas një lexuesi të Indeksonline, drejtuesi i traktorit si pasojë e këtij aksidenti ka pësuar lëndime të lehta trupore, derisa aksidenti ka shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale.
Ndërkaq, sipas pamjeve, Policia e Kosovës si dhe po ashtu ekipet mjekësore ju kanë përgjigjur këtij rasti dhe menjëherë janë dalë në vendin e ngjarjes për t’u marrë me rrethanat që karakterizojnë rastin në fjalë.
Indeksonline ua sjellë disa pamje të vendit të ngjarjes ku ka ndodhur ky aksident./Indeksonline/




