Sot rreth orës 17:00 ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin “Zabel i Ulët” në Drenas.
Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar katër persona. Lajmin e ka konfirmuar për Gazeta Blic, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
Gazeta Blic ka sjellë fotografi dhe video ekskluzive nga vendi i ngajrjes.“Rreth orës 17:00 është marrë informata për një aksident trafiku të ndodhur në fshatin Zabeli i Ulët në Drenas.Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe ekipet e mjekëve emergjent si dhe zjarrfikësit.Në aksident janë të përfshira një veturë dhe një kamion dhe informacionet aktuale nga vendi i ngjarjes flasin për katër persona me lëndime trupore.Njësia e trafikut rrugor ka filluar ndërmarrjen e veprimeve të saj për të zbardhur shkaktarët që kanë sjellë deri te ky aksident”