Mbrëmë në një aksident në Uglarë të Gjilanit ka vdekur një 19 vjeçar, transmeton Gazeta Metro.
Policia e rajonit ka dalë me një komunikatë për media dhe ka treguar detaje më të hollësishme, ku ndër të tjerash ka cekur se 19 vjeçari dyshohet se ishte duke vozitur në shpejtësi të madhe.
“Nga hetimet e para dyshohet se vetura e tipit Opel Vectra me targa 06 duke lëvizur nga Fshati Uglar në drejtim të Gjilanit, me të arritur në dalje të fshatit, dyshohet se duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes kushteve të rrugës kthesë në të djathtë kalon në shiritin e majtë qarkullues dhe ndeshet me veturën e tipit Mercedez me targa KS e cila ishte duke lëvizur nga drejtimi i kundërt”, thuhet në raportin policor, shkruan Gazeta Metro.
Policia ka thënë se si pasoj e kësaj vozitësi i veturës Mercedes ka vdekur.
“Lëndime trupore marrin vozitësi i veturës Vektra dhe dy pasagjerët e veturës Mercedes, të cilët me urgjencë janë bartë në spitalin rajonal në Gjilan. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili urdhëron që trupi i viktimës dërgohet në IML- Prishtinë për Obduksion. Rasti mbetet nën hetime”, përfundon njoftimi./gazetametro.net


