Dy shtetas serbë dje janë ndaluar për verifikim nga Policisë e Kosovës në Koshare.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, tha se se ata ishin shoqëruar në stacionin policor të Gjakovës për procedurat e nevojshme dhe më pas janë liruar pasi nuk i është gjetur ndonjë element apo shkelje ligjore.
“Mbrëmë, në Koshare, njësitë policore kanë ndaluar për verifikim dy shtetas të Serbisë. Personat e ndaluar janë shoqëruar në Stacionin Policor në Gjakovë, ku janë kryer procedurat e nevojshme. Pas konsultimit me prokurorin e shtetit dhe verifikimit të plotë, dhe pasi nuk është gjetur ndonjë element i ndonjë shkelje ligjore të njëjti janë liruar”, tha ai.