BallinaLajmePolicia jep detaje mbi vdekjen e punëtorit të ndërtimtarisë në Prishtinë

Policia jep detaje mbi vdekjen e punëtorit të ndërtimtarisë në Prishtinë

Të ngjajshme

Policia jep detaje për rastin tragjik në Majac: Burri u gjet i vdekur në veturë

Policia e Kosovës ka dhënë më shumë informacione lidhur...

Gjenden disa mjete të pashpërthyera në Selishtë të Gjilanit

Një burrë derisa po punonte në fshatin Selishtë të...

Modelja shqiptare tërheq vëmendjen e stadiumit të Olympiacosit, ishte “goli i vetëm” i lojës

Marigona është në Karaiskakis për ndeshjen Olympiacos-AEL. Modelja nga Kosova,...

Arrestohet një person, i konfiskohen një armë e 50 fishekë

Më 21 mars është raportuar se një person ka...

Një person ka humbur jetën, pasi ka rënë nga një lartësi në vendin e tij të punës. I ndjeri ishte duke punuar për fasadimin e një ndërtese në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka njoftuar se i ndjeri ishte 45-vjeçar.

“Sot rreth orës 10, e kemi pranuar një informacion se në lagjen Arbëria më saktësisht në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë një person ka rënë nga një ndërtesë. Policia dhe ekipi mjekësor kanë dalë menjëherë në vend të ngjarjes. Ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Bëhet fjalë për viktimën me inicialet M. B 1973”, tha Ahmeti për Kohën.

Siguria e punëtorëve në vend të punës vazhdon të jetë e ulët, veçanërisht e atyre në sektorin e ndërtimit. Rreth 15 raste të vdekjeve në vend të punës janë shënuar vetëm gjatë vitit 2017. Ndërkaq, gjatë 2018-ës, është po ashtu një problem shumë i theksuar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz