back to top
Monday, August 11, 2025
BallinaLajmePolicia jep detaje lidhur me vrasjen në Gjilan, një i arrestuar dhe...

Policia jep detaje lidhur me vrasjen në Gjilan, një i arrestuar dhe tre në kërkim

Të ngjajshme

Bajraktari: Dorëheqja apo shkarkimi i një gjyqtari aktualisht e paralizon Gjykatën Kushtetuese

Avokati, Ardian Bajraktari,  i ka quajtur të papranueshme kritikat...

OVL UÇK viziton Ambasadën e Turqisë në Kosovë, kërkon mbështetje për drejtësi në Gjykatën Speciale

Përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së...

Vëllai i këngëtares së mirënjohur i bashkohet gares për Prishtinën

Kreshnik Sopi synon të sigurojë një ulëse të asamblistit...

Një ditë pas ngjarjes tragjike në mes të ditës së diel në Gjilan, ku tre persona humbën jetën, Policia ka dhënë më shumë detaje lidhur me rastin.

Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30 minuta. Po ashtu sipas policisë në vendin e ngjarjes është arrestuar një person i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbatje.

Lidhur me rastin tre persona janë shpallur në kërkim.

Raporti i plotë:

Pas marrjes së informatave për të shtëna me armë zjarri njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kompetent, ndërsa të plagosur janë hasur edhe tre persona të tjerë meshkuj kosovarë, dy prej të cilëve kanë ndërruar jetë pasi janë dërguar në emergjencën e spitalit në Gjilan.

I plagosuri i tretë është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, kurse në spitalin e Gjilanit është duke marr tretman mjekësor edhe një mashkull kosovar i lënduar nga mjetet e forta.

Lidhur me rastin në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante policore dhe ekipit mjekësor ka dalë edhe prokurori i shtetit.

Në vendin e ngjarjes është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, kurse në kërkim policor gjenden edhe tre të dyshuar. Trupat e pajetë të viktimave me urdhër të prokurorit janë dërguar në IML për obduksion.

- Advertisement -

Të Fundit