BallinaBotëPolicia italiane kapë infermieren që bënte kinse po u jep vaksinë kundër...

Policia italiane kapë infermieren që bënte kinse po u jep vaksinë kundër COVID-19 pacientëve

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Policia në Palermo ka arrestuar një infermiere e cila bënte kinse po vaksinonte qytetarët kundër COVID-19, në mënyrë që ata të arrinin të merrnin certifikatën e vaksinimit.

Hetuesit përdorën kamera të fshehta për të filmuar një grua 58-vjeçare që punonte si infermiere në Palermo.

Videoja e cila u bë virale në rrjetet sociale, tregon një punonjëse shëndetësore duke mbushur vaksinën dhe më pas duke e zbrazur përmbajtjen e saj në një shami, duke pretenduar se po e injekton atë në dorë.

58-vjeçarja u arrestua si e dyshuar për mashtrim.

Policia italiane pretendon se edhe doza përforcuese që ajo kishte dhënë, ishte false.

Kjo nuk është hera e parë që një infermiere arrestohet në Itali për dyshime në lidhje me falsifikimin e dhënies së vaksinës, raporton Klix.ba.

Dhjetëra mjekë dhe infermierë janë arrestuar pasi kanë marrë nga 400 euro për shërbime të tilla. Sipas informacioneve të mbledhura nga hetuesit në terren, anti-vaksinuesit i quajnë këto certifikata “super kartona jeshile” dhe janë gati të paguajnë deri në disa qindra euro për to./GazetaSinjali/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz