BallinaLajmeLajmet e FunditPolicia identifikon personin që shkaktoi aksident trafiku dhe u largua nga vendi...

Policia identifikon personin që shkaktoi aksident trafiku dhe u largua nga vendi i ngjarjes në Ferizaj

Të ngjajshme

Policia e Kosovës konfiskon mallra të kontrabanduara në Pejë, dy persona në procedura penale

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me inspektorët e Administratës...

Hoti emëron U.D të Drejtorit Ekzekutiv të IQP-së, Kastriot Jasharin

Ministri i Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlera të...

ZRRE: Po monitorojmë situatën me njehsorë, nëse konstatohen gabime do merren masa

ZRRE ka deklaruar se është duke monitoruar situatën me...

Osmani: Qëllimi i regjimit gjenocidal të Serbisë ishte shfarosja e popullit tonë

Qëllimi i regjimit gjenocidal të Serbisë ishte shfarosja e...

Policia e stacionit policor në Ferizaj, pas një pune hetimore nga hetuesit e njësive përkatëse, ka arritur të identifikojë personin e dyshuar për shkaktimin e një aksidenti të trafikut.

Aksidenti ka ndodhur më 02.07.2025, rreth orës 16:54, në rrugën “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj, ku janë përfshirë një motoçikletë e tipit Gilera dhe një veturë VW Golf, të dyja me targa vendore.

Sipas hetimeve fillestare, aksidenti ka ndodhur për shkak të mosrespektimit të distancës së sigurisë nga ana e drejtuesit të motoçikletës, i cili ka goditur automjetin VW, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Pas aksidentit, drejtuesi i motoçikletës është larguar nga vendi i ngjarjes, por më 08.07.2025 është identifikuar si E.A. dhe është ftuar për intervistim në stacionin policor në Ferizaj.

Ndaj të dyshuarit janë shqiptuar katër gjoba për kundërvajtje, për:

– Drejtim të mjetit pa patentë shofer;

– Drejtim me regjistrim të skaduar;

– Largim nga vendi i aksidentit;

– Shkaktim i aksidentit në komunikacion.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe ligjet në fuqi, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë në komunikacion.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz