BallinaLajmePolicia ia konfiskon dy armë Korab Bajgorës personit që e kërcënoi Ramush...

Policia ia konfiskon dy armë Korab Bajgorës personit që e kërcënoi Ramush Haradinajn

Të ngjajshme

SHBA konfirmon rrëzimin e avionit luftarak F-15 nga iranianët, fati i ekuipazhit nuk dihet

Irani ka rrëzuar një avion luftarak amerikan mbi territorin...

Gjykata rrëzon shumicën e akuzave të Blake Lively kundër Justin Baldonit!

Aktori Justin Baldoni dhe ekipi i tij ligjor kanë...

Guardiola i thotë shkurt Rodrit: Nëse nuk je i lumtur, largohu!

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka komentuar spekulimet...

Nesër dorëzon detyrën/ Këto ishin momentet e para të Osmanit si presidente

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, nesër do...

Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë në Pejë Korab Bajgorën, i dyshuar për kërcënime ndaj kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, pas publikimit të një videoje në rrjetin social Facebook.

VIDEO: Momenti i arrestimit të Korab Bajgorës

Në video, i dyshuari transmetonte drejtpërdrejt dhe përdorte gjuhë fyese dhe kërcënuese ndaj Haradinajt dhe familjes së tij, transmeton lajmi.net.

Ai ndër të tjera tha: “E kam për obligim për Fidan Shatin me ua dh* shpirtat, hajdeni kuvat e dexhallit që vran fëmi. Ta qfsha Anitën n’zemër”, duke përmendur edhe bashkëshorten e liderit të AAK-së.

Sipas raportit policor, i dyshuari mashkull kosovar u arrestua më 3 prill rreth orës 18:00 në Sheshin “Shkëlzen Haradinaj” në Pejë, nën dyshimin për veprat penale “ngacmim” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, autoritetet gjetën dhe konfiskuan dy armë zjarri – pistoleta, njëra prej të cilave ishte e pajisur me katër fishekë.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Hetimet për rastin janë duke vazhduar nga organet e drejtësisë.

Raporti i plotë: 

NGACMIM & ARMËMBAJTJE PA LEJE

Sheshi  Shkëlzen Haradinaj, Pejë  03.04.2026 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se në rrjetin social ka postuar një video incizim duke ofenduar familjen Haradinaj.  Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij,  janë gjetur dhe konfiskuar: dy armë  zjarri – pistoleta, njëra  me 4 copë fishekë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë./lajmi.net/

- Advertisement -