BallinaLajmePolicia: I dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Malishevë, ishte i plagosur

Policia: I dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Malishevë, ishte i plagosur

Të ngjajshme

Rritja e çmimeve, Muharremi: A jeni në shkollë fillore apo jeni qeveritarë?

Analisti Shenoll Muharremi ka reaguar lidhur me rritjen e...

VIDEO/ Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton fotografohen së bashku në Japoni

Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton po kalojnë pushimet e...

Giorgia Meloni pëson humbje në referendumin për reformën në drejtësi

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, pësoi një humbje të...

Edhe Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i dyshuari për vrasjen e dyfishtë në fshatin Golluboc të Malishevës, Astrit Isufi, është arrestuar sot rreth orës 06:30, ndërsa gjatë arrestimit ai ka qenë i plagosur.

Pas marrjes së ndihmës së parë, ai është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), tha komandanti i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta.

“Po sot rreth orës 06:30 është arrestuar i dyshuari, ai ka qenë i plagosur, pas ndihmës së parë që i është dhënë, ai është dërguar për trajtim në QKUK”, tha Graishta për Telegrafin.

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se ndaj të dyshuarit do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente, brenda afatit ligjor. Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorinë, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me rastin.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz