back to top
Thursday, November 6, 2025
BallinaLajmePolicia gjermane ndaloi një burrë që dyshohet se vizatoi shenjën naziste mbi...

Policia gjermane ndaloi një burrë që dyshohet se vizatoi shenjën naziste mbi makina dhe mure me gjakun e tij

Të ngjajshme

Izraeli kryen sulme në jug të Libanit

Izraeli ka sulmuar caqe të Hezbollahut në jug të...

Rrahmani dhe Krasniqi startojnë nga fillimi në Ligën e Konferencës

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Ermal Krasniqi, do të...

Xhaka tregon takimin e parë me Artetan dhe si e bindi të qëndroj te Arsenali

Të shtunën, Granit Xhaka i cili është pjesë e...

Policia në Gjermani tha se arrestoi një burrë 31-vjeçar të dyshuar për vizatimin e svastikës (njihet si shenjë naziste) me gjakun e tij në dhjetëra makina, disa kuti postare dhe fasada ndërtesash në qytetin qendror të Hanaut, raportoi AP.

Zëdhënësi i policisë Thomas Leipold tha se oficerët u njoftuan të mërkurën në mbrëmje kur një burrë raportoi se kishte vënë re formën e një svastike të vizatuar në një lëng të kuqërremtë në kapakun e një makine të parkuar. Policia tha se pothuajse 50 makina ishin dëmtuar në një mënyrë të ngjashme, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Një test i posaçëm zbuloi shpejt se substanca ishte gjak njeriu. Shfaqja e emblemave naziste, përfshirë svastikën, është e paligjshme në Gjermani, vuri në dukje AP.

Të enjten pasdite, tha policia, burri, një shtetas rumun, emri i të cilit nuk u dha në përputhje me rregullat gjermane të privatësisë, u arrestua në shtëpinë e tij në Hanau, pasi u informua nga një dëshmitar.

“Ai ishte ende nën ndikimin e fortë të alkoolit dhe motivi i tij duket se është shumë personal dhe i lidhur me punën – dhe ai veç shpërtheu”, tha Leipold. Ai shtoi se burri kishte lëndime që dukeshin se ishin shkaktuar vetë.

Të enjten në mëngjes, përpara se i dyshuari të arrestohej, kryebashkiaku i qytetit Claus Kaminsky shprehu tronditje, raportoi AP.

Agjencia kujtoi se Hanau ishte në titujt kryesorë të lajmeve pesë vjet më parë kur një sulmues gjerman qëlloi dhe vrau nëntë persona me origjinë emigrantësh në një sulm në një bar nargjileje në qytet, në një nga rastet më të këqija të terrorizmit të brendshëm që nga Lufta e Dytë Botërore.

“Sidomos në qytetin tonë, i cili u prek thellë nga sulmi racist më 19 shkurt 2020, një akt i tillë shkakton tmerr të thellë”, tha ai, duke shtuar se qyteti kishte ngritur një padi penale, raportoi agjencia gjermane e lajmeve dpa.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz