Policia gjen armë në Mitrovicë të Veriut
dp

Lexo edheKurti llogarit në Fatmir Limajn për t’i siguruar 61 vota: Kjo është e mundshme, nevojitet të vazhdojnë bisedimet dhe vullnet politik

Sot rreth orës 14:05, njësitë policore në kuadër të Stacionit Policor Mitrovicë Veri, përmes rrugëve operative, kanë pranuar informacion se në një kompleks banesor të pabanuar në rrugën “Anka Spaic” në Mitrovicë të Veriut mund të ketë prani të armëve të zjarrit.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, përfshirë edhe njësinë e specializuar për trajtimin e mjeteve shpërthyese. Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar dy armë të llojit zolla, prodhim serb.
Armët janë sekuestruar si dëshmi materiale, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur Prokurorit të Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.”

Lexo edheKurti llogarit në Fatmir Limajn për t’i siguruar 61 vota: Kjo është e mundshme, nevojitet të vazhdojnë bisedimet dhe vullnet politik