BallinaLajmePolicia e stacionit në Shtime ka arrestuar personin e kërkuar E.M., për...

Policia e stacionit në Shtime ka arrestuar personin e kërkuar E.M., për disa vepra penale

Të ngjajshme

“Përplasje” institucionale për Rugovën: Pacolli i dërgon letër Muhaxherit

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli Dalipi,...

Gërvalla: Drejtësi për të mbijetuarit e dhunës seksuale, përgjegjësi për kriminelët serbë

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, mori pjesë...

Kryeziu publikon formacionin zyrtar të Kosovës U21 ndaj Rumanisë

Përfaqësuesja e Kosovës U21, sot luajnë ndeshjen e radhës...

Arsenali interesohet për yllin e ri të Serie A, që luan te Roma

Kryeqyteti italian, Roma, është kthyer në një pikë të...

Policia e stacionit në Shtime ka arrestuar personin e kërkuar E.M., (32 vjeç), i dyshuar për kanosje dhe i shpallur në kërkim për disa raste penale. 

Reagimi i policisë erdhi pas një ankese të paraqitur nga një qytetar, ku u raportua se i dyshuari e kishte kanosur atë, njofton policia.

Rreth orës 13:30, policia mori informatë se i dyshuari, së bashku me një të afërm ishte paraqitur në shtëpinë e ankuesit. 

“Gjatë tentimit për tu larguar me një veturë të tipit “Pick-up”, E.M. kishte shfaqur një armë zjarri (pistoletë) dhe është arratisur drejt zonës malore të fshatit Zborc.

Fillimisht policia ka arrestuar M.M. (43 vjeç), i cili dyshohet se e ka ndihmuar të dyshuarin gjatë arratisjes. 

Më pas, me vendosjen e njësive policore në zona strategjike në fshatin Carralevë është lokalizuar dhe arrestuar edhe i dyshuari kryesor, pa u rrezikuar pjesëtarët e policisë.

Gjatë kontrollit tek E.M. është gjetur dhe është sekuestruar një armë zjarri me disa fishekë”, vijon njoftimi.

Sipas policisë, i dyshuari ka qenë në kërkim për:

– Posedim të narkotikëve nga Gjykata Themelore në Prishtinë,

– Lëndim të rëndë trupor nga Gjykata Themelore në Ferizaj,

– Vrasje të mbetur në tentativë, rast i hapur nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Ferizaj.

“Ndërsa ndaj të dyshuarit M.M është iniciuar rasti “Ofrimi i ndihmës pas kryrje së vepres penale”.

Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit dhe me vendim të tij, të dyshuarit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore”, përfundon njoftimi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz