back to top
Thursday, December 18, 2025
BallinaLajmePolicia e ndali për kontrollë rutinë, ia gjeti brenda makinës shtatë thasë...

Policia e ndali për kontrollë rutinë, ia gjeti brenda makinës shtatë thasë drogë

Të ngjajshme

NATO me buxhet ushtarak prej gati 3 miliardë dollarësh për vitin 2026

Aleatët e NATO-s kanë rënë dakord për buxhetet e...

Krasniqi pas hapjes së fushatës: E nisëm në Prizren, për të vazhduar në mbarë Kosovën

Ish-kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi pas hapjes së fushatës...

Të paktën 4 të vdekur në sulmin e ri amerikan ndaj një motoskafi në Paqësor

Ushtria amerikane njoftoi të mërkurën se kishte nisur një...

Banorët e hedhin Labin në “mbeturina”

Disa nga banorë të shtëpisë së Big Brother VIP...

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes një komunikate se njësitet e saj kufitare ditën e djeshme gjatë kontrollimit  rutinor në hyrje të pikës kufitare ‘Qafa e Morinës’, ka hasur në një person të dyshuar mashkull/shqiptar shtetas i Shqipërisë, i cili ka qenë duke e drejtuar një veturë të tipit ‘Opel Vectra’ me targa të Shqipërisë.

Policia Kufitare sipas procedurave të punës, gjatë regjistrimit të personit në fjalë në sistemin verifikimit të personave, ka vënë re disa lëvizje të dyshimta të tij, me ç’rast i njëjti është futur në vijën e dytë të kontrollit, dhe gjatë kontrollimit  në bagazhin e të njëjtit janë gjetur 7 (shtatë) thasë me narkotikë të dyshuar të llojit marihuanë.

Pas gjetjes së kësaj substance të llojit të lartcekur, automjeti i të dyshuarit i është nënshtruar një kontrolli të detajuar, kontroll në të cilën kanë asistuar Policia Shqiptare dhe Dogana e Kosovës dhe  e shtetit Shqiptar.

Sasia e konfiskuar e substancës narkotike e dyshuar e llojit marihuanë, pas matjes nga njësia e Antidrogës, ka rezultuar se pesha e përgjithshme e narkotikëve është 48.650 kg. Në vendngjarje përveç njësive relevante të Policisë së Kosovës si ajo ‘Antidrogë’ dhe njësia ‘K9’ ka dalë edhe prokurori kujdestar me vendim të të cilit, personi i dyshuari dërgohet në mbajtje. /GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz