Policia e Kosovës: Nëse e shihni këtë person, na lajmëroni menjëherë
03

Lexo edheGjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, 50 raste të reja me koronavirus dhe 5 vdekje

Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e Kushtrim Halitit nga Peja. I njëjti po kërkohet për veprën penale “blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve”, raporton Express.
Përmes një komunikate drejtuar mediave, Policia Rajonale e Pejës ka bërë me dije se ka siguruar urdhëresën e Gjykatës Themelore në Pejë për publikimin e fotos me shënime të tjera të personit të kërkuar, me qëllim arrestimin e tij.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në kërkesë. /Gazeta Express

Lexo edheGjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, 50 raste të reja me koronavirus dhe 5 vdekje
