BallinaLajmePolicia e Kosovës në aksion për personat që kërkojnë lëmoshë në rrugë

Policia e Kosovës në aksion për personat që kërkojnë lëmoshë në rrugë

Të ngjajshme

Erdogan uron Turqinë për kualifikimin në Botërorin 2026 pas fitores ndaj Kosovës

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka reaguar pas...

Ishte e bukur për aq sa zgjati, Kosovës i shuhet ëndrra për Botëror

Kombëtarja e Kosovës është mposhtur në ndeshjen finale të...

Bosnja ja vështirëson “Azzurëve”, barazon rezultatin

Bosnja dhe Hercegovina ka shënuar golin e barazimit ndaj...

Kush janë super të pasurit në Zvicër?

Presioni në rritje ndaj super të pasurve në mbarë...

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore ka hartuar planin operativ “Identifikimi i fëmijëve lëmoshëkërkues si viktima të mundshme të trafikimit”, i cili është zbatuar në gjithë territorin e vendit.

Implementimi i këtij operacioni policor ka pasur qëllim identifikimin e viktimave të trafikimit dhe zvogëlimin e pranisë së fëmijëve lëmoshëkërkues në rrugë.  Plani operativ është mbështetur edhe nga akterë tjerë relevantë, si: gjykatat dhe prokuroritë e rajoneve përkatëse, Qendra për Punë Sociale, Drejtoria për Migrim dhe të Huaj e PK-së.

Gjatë zbatimit të këtij plani operativ janë kryer këto veprime: Janë identifikuar tridhjetë e dy fëmijë lëmoshëkërkues (20 shtetas të Kosovës dhe 12 shtetas të Shqipërisë)

Janë identifikuar njëzet e një lëmoshëkërkues të moshës së rritur (15 shtetas të Kosovës dhe 6 shtetas të Shqipërisë),  Janë arrestuar katër persona nën dyshimin e përfshirjes në veprën penale ‘keqtrajtim apo braktisje e fëmijës’ dhe janë ngritur njëmbëdhjetë kallëzime penale mbështetur në po këtë vepër. Shtetasit e huaj janë dërguar për procedurë të mëtutjeshme në Drejtorinë për Migrimi dhe të Huaj që të vazhdojnë me veprime tjera bazuar në ligjin për të Huaj.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz