Policia e Kosovës, në bashkëpunim me inspektorët e Administratës Tatimore dhe Njësitin Anti-Kontrabandë të Doganave, ka njoftuar se ka ushtruar kontroll në një subjekt afarist dhe një shtëpi banimi në Pejë, për shkak të dyshimit për kryerje të veprave penale “Tregtia e ndaluar” dhe “Kontrabandimi i mallrave”. Kontrolli është kryer në zbatim të urdhrave të Gjykatës Themelore në Pejë.
Gjatë kontrollit në subjektin afarist janë konfiskuar:
684 cigare elektrike,
1400 gram duhan i grirë,
94 shije për cigare elektrike,
1016 filtra për cigare elektrike,
8 kilogram shije për shisha,
6675 cigare të llojeve të ndryshme, dhe
94 cigare PURO.
Ndërsa në shtëpinë e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar:
38,200 cigare të kontrabanduara,
36,200 filtra për cigare elektrike,
853 filtra për shishë elektrike.
Sipas vlerësimit preliminar të Doganës, vlera e mallrave të konfiskuara arrin rreth 30,000 euro.
Me vendim të prokurorit kujdestar, dy personat e dyshuar do të procedohen me kallëzim penal dhe do të ndiqen procedurat e tjera ligjore të parapara për raste të tilla. /Lajmi.net/