back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmePolicia e Kosovës konfiskon armë dhe municion

Policia e Kosovës konfiskon armë dhe municion

Të ngjajshme

Ambasadori britanik Hargreaves me vlerësime të larta për Lladrovcin

Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, ka vizituar komunën e Drenasit,...

Haradinaj: Zgjedhjet janë zgjidhja e vetme për vendin

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka kërkuar mbajtjen e...

Sot me datën 17.10.2019, pas një pune operativo-hetimore, Njësia e Hetimeve  të  Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare ‘Perëndimi’ në Gjakovë, në bashkëpunim me njësitë tjera të Drejtorisë Rajonale në Gjakovë, kanë realizuar një operacion policor.

Ky operacion policor është realizuar në bazë të urdhërkontrollit të lëshuar nga Prokuroria Themelore në Gjakovë.

Plani operativ ‘ARMËT’  është kryer në fshatin Fshej të Gjakovës, me ç’rast gjatë bastisjes janë konfiskuar  sasi e konsiderueshme e armëve dhe municionit dhe mjete tjera të ftohta  si:

·         2 AK 47,

·         1 revole,

·         290  fishekë të kalibrave të ndryshëm,

·         7 karikatorë të armëve AK-47

·         4 copë krehër të fishekëve

·         1 pastrues të armëve,

·         2 shufra metalike,

·         3 thika ushtarake,

·         1 boks të hekurt.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbulimin dhe parandalimin e dukurive negative, përfshirë edhe parandalimin e posedimit të armëve ilegale.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz