back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmePolicia e Kosovës ka këtë porosi për drejtuesit e automjeteve

Policia e Kosovës ka këtë porosi për drejtuesit e automjeteve

Të ngjajshme

ETC sjell Eventin “E PREMTJA E BARDHË” me Zbritje deri 50%

Një ndër eventet më të mëdha të Zbritjeve në...

Skandali zgjedhor prodhon “kampionin” e ri: Taulant Kelmendi –922

Dyshime fillestare për manipulim votash kanë çuar në zbulimin...

Kosova formon grup pune për zbatimin e ligjeve për të huajt dhe automjetet

Qeveria e Kosovës ka mbledhur një grup zyrtarësh nga...

Bajrami: Rritja e rrymës po pasuron tregtarët në kurriz të qytetarëve

Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj kërkesës...

Policia e Kosovës me qëllim të reduktimit të aksidenteve në trafikun rrugor apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti drejtuesit e automjeteve, që të jenë të kujdesshëm dhe sa më vigjilentë gjatë drejtimit të automjeteve të tyre, transmeton Express.

Nga ana e organeve te sigurisë në vend kërkohet vëmendje, posaçërisht në këtë periudhë kur kanë filluar ndryshimet atmosferike: reshjet e borës, mjegullat, ku gjatë natës dhe në orët e mëngjesit kemi kufizim të dukshmërisë dhe paraqitje të ngricave, rrugët bëhen më të rrëshqitshme dhe qarkullimi nëpër rrugët tona vështirësohet. Drejtuesit e automjeteve duhet të posedojnë pajisje dimërore dhe të respektojnë rregullat që dalin nga ligji i trafikut.

“Policia e Kosovës me njësitet e saj vazhdon të monitorojë dhe të menaxhojë situatën në trafikun rrugor nëpër të gjitha rrugët e vendit dhe aty ku pjesëmarrësit bien ndesh me rregullat në trafik, masa ndëshkuese ligjore do të aplikohen me qëllim të parandalimit të rasteve të aksidenteve në veçanti atyre me fatalitet që po paraqesin shqetësim për të gjithë dhe po shkaktojnë humbje të jetëve njerëzore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz