back to top
Thursday, December 25, 2025
BallinaLajmePolicia e Kosovës jep shifra shqetësuese për vdekjet në komunikacion nga janari...

Policia e Kosovës jep shifra shqetësuese për vdekjet në komunikacion nga janari deri tani

Të ngjajshme

Shahin Dervishaj nr.77- Skenderaj është zemra e PDK së (FOTO)

Në një mbrëmje të mbushur me emocione, krenari dhe...

Kupa e Afrikës/ Kameruni merr tre pikë ndaj Gabonit

Kameruni ka fituar përballjen ndaj Gabonit, në ndeshjen e...

Përkrahje Masive për Dr. Bashkim Gllarevën, Mjekun e Presidentit Thaçi (FOTO)

Një frymë e fuqishme mbështetjeje dhe besimi po mbizotëron...
- Advertisement -

Policia e Kosovës përmes një njoftimi ka shprehur shqetësimin lidhur me aksidentet në komunikacion, të cilat po rezultojnë me humbje të jetës së njerëzve, transmeton Drenica Press

- Advertisement -

Lidhur me këto raste, policia shkruan:

Rastet e raportuara për humbje të jetëve njerëzore si pasojë e aksidenteve rrugore po bëhen tepër shqetësuese për të gjithë. Policia e Kosovës bashkë me kërkesat e vazhdueshme për kujdes dhe vigjilencë të shtuar nga drejtuesit e automjeteve ka ndermarr disa aktivitete dhe fushata vetëdijësuese për respektimin e rregullave të trafikut, si: respektimi i shenjave nëpër rrugë, kufizimi i shpejtësisë, vënja e rripit të sigurisë, etj. Dhe përveq kësaj në vazhdimësi janë realizuar operacione policore në funksion të zbatimit të ligjit të trafikut që bie në fushveprimin policor, dhe:

Gjatë vitit 2018 janë shqiptuar gjithsejtë 400095 kundërvajtje në trafikun rrugor:

  • 6485 shoferëve, ju është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik,
  • 170400 kundërvajtje, për tejkalim të shpejtësisë,
  • 1824 kundërvajtje, për mos respektim të dritës së kuqe (semaforit),
  • 11883 kundërvajtje, për kalim të afatit të regjistrimit të mjetit, ndërsa
  • Inkasimi i gjobave në vitin 2018 ka qenë 8,427,711.59 €, apo 140% më shumë krahasuar me vitin 2017.

Me gjithë këto përpjekje të Policisë së Kosovës ku përfshihet edhe rritja e numrit të ndëshkimeve (gjobave në trafik), ky vit (2019) nga Janari deri tani (17.03.2019) ka rezultuar me humbjen e 22 jetëve njerëzore nëpër rrugë tona, që prap mbetet shqetësim i madh.

Kujdesi maksimal i pjesëmarrësve në trafik, posaqërishtë i drejtuesve të automjeteve është i domosdoshëm për të shmangur aksidentet fatale dhe në këtë mënyrë të krijohet një siguri më e madhe në trafikun rrugor.

Po ashtu, ju njoftojmë se Policia e Kosovës në kuadër të fushveprimit të saj ligjor që ka do të aplikoj masa rigoroze ndëshkuese ndaj të gjithë shkelësve të ligjit të trafikut, me të vetmin qëllim për ngritjen e nivelit të sigurisë në trafik dhe parandalimin e aksidenteve rrugore në përgjithësi. /Drenica Press/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz