BallinaLajmePolicia e Kosovës gjen uniforma ushtarake serbe dhe predhë anti-tank në Veri

Policia e Kosovës gjen uniforma ushtarake serbe dhe predhë anti-tank në Veri

Të ngjajshme

Arrestohet një 32 vjeçar për grabitje në kryeqytet

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë. I...

KFOR kryen inspektim në minierën e Trepçës

Specialistët e Sigurisë së Eksplozivëve të Forcës së Kosovës...

PSG-ja i beson plotësisht Luis Enriques: gati kontrata e re deri në vitin 2030

Paris Saint-Germain duket se ka vendosur ta ndërtojë të...

Osmani: Krimet që harrohen, rrezikojnë të përsëriten

Presidentja, Vjosa Osmani ka përkujtuar masakrën që forcat serbe...

Policia në Jarinjë të Poshtme ka gjetur predhë anti-tank dhe uniforma ushtarake serbe në një shtëpi të braktisur.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë patrullimit rutinë, ka vërejtur një shtëpi të pabanuar me derë të thyer dhe të dëmtuar.

Pas kontrollit të brendshëm, zyrtarët policorë kanë hasur në pajisje ushtarake, përfshirë uniforma dhe një predhë anti-tank.

Raporti i policisë:

Fsh. Jarinje e Poshtme 18.11.2025 – 19:30.  Njësiti policor gjatë patrullimit kishte vërejtur se një shtëpi e pabanuar kishte pasur të thyer-dëmtuar derën dhe kur kanë hyrë brenda kanë pa se kishte pas uniforma ushtarake dhe një predhë anti-tank. Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konfiskuar një predhë anti-tank cal. 37 mm modeli M38 dhe uniforma ushtarake me emblema të ushtrisë Serbe si: një këmishë me mëngë të shkurta, dy xhaketa dimërore, një jakne ushtarake dhe një palë pantallona. Në atë lokacion nuk është hasur ndonjë person i dyshuar apo ndonjë dëshmitarë. Lidhur me rastin është informuar prokurori i cili e ka bërë cilësimin e rastit dhe vazhdon të hetohet.”, thuhet në raportin e policisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz