Policia e Kosovës është në kërkim të këtij personi
03

Lexo edheOsmani ia dërgon një ‘selam’ Isa Mustafës: Më 14 shkurt, pensionohen politikanët që thonë se qytetari nuk vendos

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligjin për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon:
Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Personi i kërkuar është:
SAMI (Avdi) BERISHA i lindur me 01.05.1968 nё fshatin Irzniq- Deçan.
I denuari është i kërkuar për veprёn penale:
“VRASJE NË TENTATIVË”
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Lexo edheOsmani ia dërgon një ‘selam’ Isa Mustafës: Më 14 shkurt, pensionohen politikanët që thonë se qytetari nuk vendos
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
192 dhe 080019999 (pa pagesë)
039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
E-mail adresa: [email protected]
