Policia e Kosovës në bashkëpunim me misionin e KFOR-it kanë realizuar sot një ushtrim të koordinuar të quajtur “ALAMO”, i cili u zhvillua në pjesën veriore të vendit.
Sipas njoftimit zyrtar, qëllimi i këtij ushtrimi ishte forcimi i koordinimit, komunikimit dhe bashkëpunimit ndërmjet njësive policore dhe KFOR-it, me synim sigurimin e një reagimi të shpejtë dhe profesional në situata që kërkojnë ruajtjen e një ambienti të sigurt për qytetarët, transmeton lajmi.net.
Në ushtrim morën pjesë njësitë relevante dhe speciale të Policisë së Kosovës, të cilat testuan kohën e reagimit, përdorimin e pajisjeve si dhe komunikimin ndërmjet ekipeve në terren. Gjatë aktivitetit u zbatua një sërë taktikash të reagimit operacional në kushte të ndryshme.
Policia ka bërë të ditur se ushtrimi ka përfunduar me sukses rreth orës 11:30, duke arritur objektivat e përcaktuara.
Në përfundim të njoftimit, Policia e Kosovës dhe KFOR-i theksojnë se mbeten të përkushtuar dhe të angazhuar në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit për të gjithë qytetarët e vendit.
Njoftimi i plotë: