back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmePolicia e Kosovës arreston një person, ngacmoi seksualisht gruan dhe dy vajzat...

Policia e Kosovës arreston një person, ngacmoi seksualisht gruan dhe dy vajzat e tij

Të ngjajshme

Policia e Kosovës ka arrestuar në fshatin Cernicë të Gjilanit një person i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht gruan dhe dy vajzat e tij, ka mësuar Gazeta Sinjali nga burimet në Prokurorinë Themelore në Gjilan.

I dyshuari 50 vjeçar, me inicialet M. Sh (emër i njohur për redaksinë), dyshohet se e ka bërë këtë veprim të ulët ndaj familjarëve të tij për tri ditë me radhë.

Duke e parë këtë gjendje, fqinji i tij i parë dje pasdite e ka lajmëruar rastin në polici me qëllim të ndërmarrjes së masave për mbrojtjen e viktimave nga ngacmimi i vazhdueshëm seksual, raporton Gazeta Sinjali.

Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe e ka ndaluar për 48 orë ndërsa  në konsultim me prokurorin e shtetit rasti është inicuar si “Ngacmim seksual”.  Por, për shkak të gjendjes shëndetësore  dhe rekomandimit të psikiatrit, i dyshuari është ndaluar për trajtim në Repartin e Psikiatrisë dhe sigurohet nga patrolla policore.

Të Fundit

Sport

ShowBiz