Policia në Pejë ka njoftuar se më 5 korrik një person kishte raportuar se dikush ia ka vjedhur veturën në bodrumin e banesës.
Vetura është gjetur dje e parkuar në rrugën “Flakët e Janarit” në Prishtinë.
Ajo i është kthyer pronarit legjitim.
Komunikata e plotë:
Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacioni Policor në Pejё, me datёn 05.07.2025, ёshtё informuar nga viktima se nё rrugën “Lekё Dukagjini” nё Pejё, nё bodrumin e banesёs, i ështё vjedhur vetura e tipit Audi, ku nё brendёsi të veturës ishin edhe dy llaptop, tre mullinj tё kafesë, si dhe njё mjet shpues.
Pas njё pune intensive nga hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, nё bashkёpunim me njёsitet e Stacionit Policor Prishtinё, me datёn 14.07.2025, pёrmes rrugёve operative, ёshtё lokalizuar vetura e cila ishte e parkuar nё rrugën “Flaka e Janarit” nё Prishtinё, e cila ishte e braktisur.
Nё koordinim me prokurorin e Shtetit, pas procedurave policore, vetura i ёshtё kthyer pronarit legjitim.