back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmePolicia dhe Dogana sekuestrojnë armë në një auto-sallon në Lipjan, arrestohet një...

Policia dhe Dogana sekuestrojnë armë në një auto-sallon në Lipjan, arrestohet një person

Të ngjajshme

Sot nisi fushata zyrtarisht, Imri Ahmeti: Rrugëtojmë për fitore

Kandidati i LDK-së për kryetar të Lipjanit, Imri Ahmeti,...

Bayern zbulon statujën për Franz Beckenbauer para Allianz Arena

Bayern Munich ka nderuar legjendën e futbollit gjerman, Franz...

Tifozët e Man Utd s’i besojnë në emri befasues në skuadrën e tyre të Premier League

Ka një emër surprizë në skuadrën përfundimtare. Manchester United ka...

Vazhdon kriza te City, edhe Ait-Nouri humbet derbin e madh

Manchester City po pëson një krizë të re lëndimesh. Pas...

Një aksion i përbashkët mes Policisë së Kosovës dhe njësive të Doganës ka rezultuar me sekuestrimin e një sasie armësh në fshatin Banullë të komunës së Lipjanit.

Gjatë kontrollit në një auto-sallon, pronë e dy të dyshuarve kosovarë, janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë pistoleta, gjashtë karikatorë dhe njëzet fishekë. Si prova materiale janë sekuestruar gjithashtu dy telefona celularë dhe një pajisje DVR e kamerave të sigurisë.

Dy personat e dyshuar janë arrestuar në vendngjarje. Pas intervistimit në prani të prokurorit të çështjes, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është iniciuar si “Import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje e paautorizuar e armëve” dhe po trajtohet nga organet kompetente.

“Gjatë kontrollit bashkë me njësitë e doganës, në një auto-sallon pronë e dy të dyshuarve meshkuj kosovarë, janë gjetur dhe sekuestruar: gjashtë pistoleta, 6 karikatorë dhe 20 fishekë. Po ashtu në cilësi të provave materiale janë sekuestruar edhe dy telefona celularë dhe një DVR i kamerave. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri është dërguar në mbajtje, e tjetri është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz