back to top
Wednesday, December 17, 2025
BallinaLajmePolicia bën planin operativ në katër faza për mbarëvajtjen e zgjedhjeve, angazhon...

Policia bën planin operativ në katër faza për mbarëvajtjen e zgjedhjeve, angazhon numër të konsiderushëm të policëve dhe hetuesve

Të ngjajshme

Policia e Kosovës, ka hartuar urdhrin operativ policor dhe ka bërë të gjitha planifikimet policore për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që do të mbahen me datën 28 dhjetor 2025.

Në një komunikatë për media, Policia ka njoftuar se e kanë paraparë të angazhohen një numër i mjaftueshëm i zyrtarëve policorë kryesisht të rendit publik, por në rast nevoje do të angazhohen edhe zyrtarë policorë të profileve të ndryshme nga njësite të ndryshme brenda Policisë së Kosovës, shkruan lajmi.net.

“Plani operativ përfshin katër faza:

1) Periudha parazgjedhore apo përgatitore vlerësuese,

2) Angazhimi në ofrimin e sigurisë gjatë fushatës zgjedhore,

3) Garantimi i sigurisë në fazën kyçe të ditës së zgjedhjeve dita (Z),

4) Periudha pas zgjedhjeve që parasheh transportin nën përcjellje dhe siguri të PK-së, të materialit sensitiv e deri në përfundim të procesit”, ka njoftuar Policia.

Faza e parë e periudhës parazgjedhore apo përgatitore vlerësuese, tani është realiyuar, ndërsa Policia ka njoftuar se janë në fazën e dztë të angazhimit në ofrimin e sigurisë gjatë fushatës zgjedhore, për të vazhduar sipas planit me fazat e tjera.

“Sipas planifikimeve policore qëllimi i këtij urdhri operativ edhe në këtë proces zgjedhor është:

· Krijimi i një klime të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës si dhe mbajtja e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike në vend para-gjatë dhe pas procesit të zgjedhjeve.

· Ngritja e vigjilencës, sigurimi i qendrave të votimit, depove komunale dhe qendrës së numërimit të rezultateve.

· Përcjellja e sigurt dhe sigurimi i gjithë materialit sensitiv zgjedhor nga të gjitha destinacionet e parapara sipas planit të sigurisë deri në përfundimin e operacionit policor, që ndërlidhet me procesin zgjedhor.

Republika e Kosovës Republika Kosova – Republic of Kosovo Qeveria – Vlada – Government Ministria e Punëve të Brendshme Ministarstvo Unutrašnjih Poslova / Ministry of Internal Affairs Policia e Kosovës/Policija Kosova/Kosovo Police Drejtoria e Përgjithshme e Policisë/ Generalna Policijska Direkcija/General Police Directorate

· Inicimi dhe procedimi i çdo vepre penale kundër të drejtës së votimit dhe ndërmarrja e të gjitha masave procedurale/penale ndaj çdokujt që bie ndesh me ligjet pozitive të vendit që rregullojnë/sanksionojnë veprimet e kundërligjshme ndaj zgjedhjeve të lira dhe demokratike, në koordinim dhe në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit sipas planeve të veprimit dhe marrëveshjeve paraprake të bazuara në ligj”, ka njoftuar ndwr tw tjera Policia.

Ata kanë njoftuar se bazuar në një memorandum bashkëpunimi mes Policisë, Prokurorisë dhe KQZ-së, janë caktuar zyrtarë/hetues në drejtoritë rajonale për trajtimin e çdo rasti të mundshëm që ndërlidhet me procesin zgjedhor, nën autorizimet e prokurorëve të caktuar për këtë çështje nga Prokuroria e Shtetit. Po ashtu janë caktuar edhe koordinatorë të Policisë me KQZ-në si dhe janë dhënë udhëzime për zyrtarët policorë lidhur me detyrat dhe përgjegjësitë e tyre ligjore gjatë procesit zgjedhor.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore në mënyrë profesionale karshi qytetarëve dhe vendit si dhe të jetë transparente mbi punën dhe angazhimet e saja policore. Inkurajojmë të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës dhe institucionet kompetente, njëherit të raportojnë për çdo rast të kundërligjshëm që ndërlidhet me sigurinë dhe procesin zgjedhor, apo edhe jashtë tyre. Raportoni, nga telefonia fikse dhe mobile: 192 ose 038 550 999, në adresën elektronike [email protected] si dhe në stacionet më të afërta policore”, ka njoftuar Polikcia. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz