back to top
Thursday, December 18, 2025
BallinaLajmePolicia arreston tetë të dyshuar për marrje me prostitucion

Policia arreston tetë të dyshuar për marrje me prostitucion

Të ngjajshme

Të paktën 4 të vdekur në sulmin e ri amerikan ndaj një motoskafi në Paqësor

Ushtria amerikane njoftoi të mërkurën se kishte nisur një...

Banorët e hedhin Labin në “mbeturina”

Disa nga banorë të shtëpisë së Big Brother VIP...

olicia e Kosovës ka arrestuar tetë persona të dyshuar për ‘mundësim në prostitucion dhe ofrim i lokaleve për prostitucion’, si dhe ‘marrje me prostitucion’. Arrestimet, PK ka njoftuar se kanë ndodhur gjatë një operacioni të realizuar në disa lokacione të ndryshme në rajonin e Prishtinës, Ferizajt dhe Mitrovicës.

Ky është njoftimi i plotë: 

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, në kuadër të veprimeve operativo-hetimore, me qëllim të parandalimit të krimit dhe luftimit të të gjitha dukurive negative duke përfshirë edhe aktivitetet kriminale, gjatë javëve që po lëmë pas me sukses ka realizuar disa operacione taktike operative.

Operacione policore janë realizuar nëpër rajone të ndryshme, si në Prishtinë, Ferizaj, Mitrovicë etj., ku si rezultat janë arrestuar tetë (8) persona të dyshuar të përfshirë në veprën penale ‘mundësim në prostitucion dhe ofrim i lokaleve për prostitucion, veprën kundërvajtëse ‘marrje me prostitucion’ si dhe janë konfiskuar dëshmi materiale që mund të përdoren për procedim ligjor.

Këto veprime të kundërligjshme edhe si dukuri, përpos dëmtimit të imazhit të vendit, shtimit të pasigurisë në shoqëri, rritjes së problemeve familjare,  ndikojnë edhe në shëndetin e qytetarëve, pasi që Policia gjatë zbatimit  të operacioneve ka hasur edhe persona që kanë ushtruar veprimtarinë e ‘marrjes me prostitucion dhe që kanë qenë të infektuar me  sëmundje të ndryshme. Andaj, u bëhet apel qytetarëve që t’iu shmangen veprimeve të tilla dhe për çdo rast të dyshuar të njoftojnë Policinë në mënyrë që organet kompetente të ndërmarrin masa parandaluese.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz