BallinaPolicia arreston të dyshuarin për "grabitje" e 5 janarit 2015

Policia arreston të dyshuarin për “grabitje” e 5 janarit 2015

Është arrestuar  njëri nga dy personat e dyshuar për veprën penale ‘grabitje’ të raportuar me datën 5 janar 2015. Në një komunikat për media Policia e Kosovës e regjionit të Mitrovicës raporton për arrestimin e personit që kreu grabitje me datën 05 janar 2015. Në komunikatën për media thuhet:  “Në mbrëmjen e datës 5 janar 2015, në Mitrovicë ishte raportuar rasti i veprës penale ‘grabitje’, ku sipas viktimës së rastit në dyqanin e tij që ndodhet në rrugën “Ahmet Selaci’’ dy persona të maskuar nën kërcënimin e armës kishin marrë kasafortën me një shumë të hollash prej 30 eurosh. Pas procedimit të vendit të ngjarjes nën autorizimin e prokurorit të rastit hetuesit policorë të sektorit të hetimeve rajonale në Mitrovicë kishin nisur hetimet drejtë zbardhjes së rastit. Ecuria hetimore ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e njërit nga dy të dyshuarit, mashkull 15 vjeçar, i përkatësisë etnike shqiptar, banor i Mitrovicës, shtetas i Republikës së Kosovës, arrestimi i të cilit është bërë sot me 15 janar 2015 në orët e mbrëmjes në Mitrovicë. Identiteti i të dyshuarit për veprën penale ‘grabitje’ po ashtu ka rezultuar të jetë i kërkuar në bazë të një aktvendimi të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, për shqiptim mase edukativo -korrektuese për vepra tjera penale të mëhershme. I dyshuari u është nënshtruar procedurave intervistuese në prani të avokatit mbrojtës dhe zyrtarit të Qendrës për Shërbime Sociale, ndërsa duke pasur parasysh rrethanat e rastit gjykata ka vendosur që i dyshuari fillimisht të dërgohet në Qendrën Korrektuese sipas aktvendimit të mëparshëm . Rrjedha hetimore për veprën penale të ‘grabitjes’ do të vazhdojë edhe më tej drejt identifikimit dhe arrestimit edhe të personit tjetër të dyshuar./drenicapress/