BallinaLajmePolicia arreston një person për mashtrim në prokurim publik në Gjilan

Policia arreston një person për mashtrim në prokurim publik në Gjilan

Të ngjajshme

Policia e Kosovës, ka finalizuar hetimet disa mujore në lidhje me dyshimet për parregullsi në një aktivitet të prokurimit publik në rajonin e Gjilanit.

Bashkë me Prokurorinë Themelore në Gjilan, kanë arritur në sigurimin e provave relevante, shkruan lajmi.net.

Sipas këtyre provave, dyshohet se një operator ekonomik ka paraqitur dokumentacion në kundërshtim me kërkesat ligjore të prokurimit publik si dhe dyshohet dokumentet e paraqitura kanë qenë të pasakta ose të paqena me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm.

“Bazuar në veprimet hetimore është krijuar dyshimi i arsyeshëm për kryerjen e veprës penale “Mashtrim në prokurimin publik”. Personi i dyshuar është intervistuar në prani të mbrojtjes së tij ligjore. Pas intervistimit, prokurori kompetent ka lëshuar aktvendim për ndalimin e të dyshuarit për 48 orë. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e krimeve ekonomike dhe ju njoftojmë se hetimet e mëtejshme lidhur me rastin do të vazhdojnë sipas procedurave ligjore”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz