Polici kosovar duhej të ishte në punë, por gjatë orarit u arrestua në Serbi dhe iu gjetën 2 tromblona e rreth 270 fishekë (FOTO)
BILLI

Lexo edhe60 testime sot në veri të Kosovës, 53 raste pozitive me Covid-9

Sipas Policisë, atij iu gjetën 270 copë municione të ndryshme dhe dy predha trombloni, në shtëpinë ku burri 50-vjeçar po qëndronte në Kralevë pa leje qëndrim, shkruan Reporteri.net.
Gazeta ka mësuar se i arrestuari është polici Dragan Milunovic, i ashtuquajtur “Singjo”, polic hetues në Stacionin Policor në Mitrovicë të Veriut.
Sic edhe dihet, zyrtarët policorë nuk kanë të drejtë të dalin nga kufijtë e Kosovës, pasi kështu thotë vendimi i nxjerrë nga drejtori i Policisë, Rashit Qalaj. Milunovic nuk e ka respektuar, pasi ka dalë dhe është arrestuar jashtë kufijve të shtetit.
Lexo edhe60 testime sot në veri të Kosovës, 53 raste pozitive me Covid-9
Madje, për Milunovicin, thuhet se ka qenë në orar të punës në momentin e arrestimit, ndërkohë që eprori i tij nuk e ka raportuar mungesën.
Sidoqoftë, Milunovic është urdhëruar të ndalet deri në 48 orë, dhe ai do të dërgohet në Gjykatën e Lartë Publike në Kraljevë./Reporteri.net