back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmePolici i plagosur ndodhet në gjendje të rëndë në QKUK

Polici i plagosur ndodhet në gjendje të rëndë në QKUK

Të ngjajshme

Rritja e çmimit të energjisë, Hoti i ka opsion edhe protestat

Avdullah Hoti, sonte në Rubikon foli për shumë zhvillime...

Portieri shënon gol dhe kualifikon Benfican në play-off

Skuadra e Benficas ka shënuar fitore 4:2 ndaj Real...

Sot rreth orës 13:30 një person ka shtënë me armë drejt zyrtarit policor Z.J, në afërsi të një marketi në fshatin Verbovc të Komunës së Kllokotit.

Sic tregojnë burime të Reporteri.net, zyrtari policor është trajtuar fillimisht në Spitalin Regjional të Gjilanit, mirëpo është dërguar në QKUK për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, pasi plumbi e ka kapur në pjesë vitale të trupit.

Mësohet se polici i plagosur ishte jashtë detyrës në momentin e plagosjes dhe motivet lidhen me një mosmarrëveshje të mëhershme me personin që ka shtënë me armë.

Policia e ka klasifikuar këtë rast si “Vrasje e rëndë në tentativë”, për cka është në ndalim për 48 orë personi i dyshuar.

Vlen të theksohet se zyrtari policor i plagosur por edhe personi i arrestuar nën dyshimin për plagosje, janë të komunitetit serb./Reporteri.net

Të Fundit

Sport

ShowBiz