back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmePolici i dyshuar për vrasjen e 32-vjeçarit, sot pritet të dalë para...

Polici i dyshuar për vrasjen e 32-vjeçarit, sot pritet të dalë para gjykatës

Të ngjajshme

Aksident në Itali, vdes shqiptari që po drejtonte kamionin

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka...

Hamza në Prizren: Me Qeverinë time, ky vit i ri është një fillim i ri për Kosovën

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza sot ka...

Barcelona pa problem ndaj Villarrealit, vazhdon ecurinë pozitive

Skuadra e Barcelonës ka shënuar fitore 2:0 ndak Villarrealit...

Plagosen dy persona në Kukës, shpallen në kërkim vëllezërit

Dy persona janë plagosur sot në Kukës. Lidhur me rastin...
- Advertisement -

32-vjeçari Jetmir Aliaj, punonjës i një kazinoje në Suharekë, ka mbetur i vrarë me armë zjarri të dielën në mëngjes.

I dyshuar për vrasjen e tij është rreshteri policor Shefki Spahiu. Ndonëse motivet e vrasjes ende nuk dihen, dyshohet që shkak për vrasjen të ketë qenë plaçkitja në kazino.

Sot pritet të mbahet seanca gjyqësore në lidhje me rastin e vrasjes së një punonjësi të një kazinoje në Suharekë. I dyshuari për vrasjen e punonjësit Jetmir Alijaj është rreshteri policor Shefki Spahiu, derisa motiv i vrasjes mendohet të ketë qenë plaçkitja në kazino.

Kryeprokurori i Prizrenit, Admir Shala, ka thënë për “Zërin” se prokurori i rastit ka parashtruar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

Ai ka bërë të ditur se rreshteri Spahiu kishte qenë edhe para tre vjetëve i akuzuar për një vepër tjetër penale, por që, siç ka thënë ai, kishte dalë i pafajshëm.

“Ne kemi pranuar kallëzimet penale nga inspektorati policor. Prokurori i rastit ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit. Kërkesa është dërguar në gjykatë dhe po presim prej saj që të caktojë seancën. Besoj që sot do të mbahet seanca në bazë të informatave që kemi. I dyshuari ka qenë edhe më herët i akuzuar, por është liruar nga vepra penale. Nga Gjykata e Apelit është vërtetuar lirimi. Kjo ka qenë para tre vjetëve”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz