Një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka arritur të ndalë me forcë një veturë në rrugë e cila kishte filluar të merrte drejtimin e saj pa praninë e vozitësit.
Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë, përkatësisht rrugës për tek Parkun Nacional i “Gërmisë”.
Sipas një dëshmitari okular, nga i cili “Gazeta Blic” ka siguruar pamjet e rastit, vetura që kishte filluar të lëvizte ka rrezikuar jetën e qytetarëve të asaj pjese.



