back to top
Saturday, December 13, 2025
BallinaLajmePolicët serbë po “plaçkisin” kosovarët duke u marrë nga 10 euro në...

Policët serbë po “plaçkisin” kosovarët duke u marrë nga 10 euro në kufi

Të ngjajshme

Nisin hetime për aeroplanin e rrëzuar në liqenin e Mavrovës, po drejtohej nga dy kosovarë

Komiteti për Hetimin e Aksidenteve Ajrore dhe Incidenteve Serioze...

Ahmeti pas protestës: Është koha që djemtë tanë të kthehen në shtëpi

Ali Ahmeti, kryetari i BDI-së, ka marrë pjesë në...

Sipërmarrësi korean i kriptomonedhave dënohet me 15 vjet burg

Do Kwon, sipërmarrësi korean i kriptomonedhave dhe bashkëthemelues i...

Pothuajse çdo kosovar e di që duhet bërë gati 10 euro kur të afrohet tek kufiri Serbi-Kosovë për të shmangur pritjet disa orësh, shkruan DW.

Kjo bën që miliona euro në vit të shkojnë në xhepat e policëve të korruptuar. Megjithatë kosovarët që kanë folur për DW besojnë se një gjë e tillë s’është e motivuar politikisht.

“Ata na i marrin nga 10 euro, unë provova t’ia japë pesë (një polici kufitar), por ai më tha ‘nuk mjaftojnë”, kështu i ka thënë DW një person nga zona e Prishtinës.

“Nuk është shumë, por s’është gjë e mirë. Sa mendon që fitojnë ata duke marrë në këtë mënyrë”, shton ati tutje.

Disa herë policët që kontrollojnë dokumentacionet kërkojnë para, dhe disa herë njerëzit vendosin paratë në pasaportën e tyre.

Dikush në ‘twitter’ ka shkruar se ata që refuzojnë të paguajnë nga 10 euro mund të përballen me disa orë pritje.

Radha në kufirin serb përpara hyrjes në Republikën e Kosovës ndahet në dy rreshta, në ata që kanë paguar dhe ata që s’kanë paguar.

Nga Ministria e Brendshme e Serbisë kanë injoruar pyetjet e DË të pyetur rreth kësaj praktike, dhe s’kanë dhënë asnjë përgjigje në pyetjen se sa policë janë ndjekur penalisht për marrje ryshfeti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz