Policët ndalojnë të kërkuarin nga drejtësia, rrihen nga shokët e tij
01
Lexo edheInspektorët komunalë në aksion për lirimin e hapësirave publike
Policia e Kosovës ka njoftuar se në Viti disa zyrtarë policor janë sulmuar nga dy persona, të cilët ishin në veturë me një të dyshuar që kërkohej tash e 6 muaj nga drejtësia.
“Njësiti policor ka ndaluar automjetin Ford që drejtohej nga i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe tre bashkudhëtarë po ashtu të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë. Gjatë verifikimit zyrtarët policorë kanë konstatuar se njëri nga të dyshuarit kërkohet me urdhëresë të Gjykatës Themelore për vuajtje të dënimit prej 6 muajve. Dy të dyshuarit (vëllezër) kanë sulmuar fizikisht zyrtarët policorë”, thuhet në raport.
Sipas policisë, si pasojë e sulmit të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit dërgohen në mbajtje.

Lexo edheInspektorët komunalë në aksion për lirimin e hapësirave publike